Zyrtare: Seanca vazhdon në ora 15:00

Seanca konstituive e mbyllur nga kryesuesi i saj, si deputeti më I vjetër, Adem Mikullovci, pritet të vazhdojë gjatë ditës.

Mikullovci u ka shpërndarë grupeve parlamentare ftesën për vazhdim të seancës për sot në orën 15.

Në vazhdim të seancës pritet të votohet për kryetar dhe kryesi të Kuvendit.

Indeksonline para disa minutash raportoi me burime se seanca do të vazhdoj në ora 15:00.