Zyrtarë të lartë saudit dhe komandantë largohen nga detyra

Me dekretin e ri të mbretit saudit, zyrtarë të lartë saudit, duke përfshirë edhe komandantin e forcave tokësore, janë larguar nga detyra.

Në Arabinë Saudite me një dekret mbretëror disa zyrtarë të lartë të ushtrisë janë laguar nga detyra ndërsa dhe komandanti i ushtrisë dhe të forcave ajrore u dërgua në pension, raporton Anadolu Agency (AA).

Në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të një fushate gjithëpërfshirëse anti-korrupsion, autoritetet saudite arrestuan dhjetra figura publike, përfshirë princa dhe ish ministra.

Të njëjtave u parapriu formimi i një komiteti anti-korrupsion të drejtuar nga princi i kurorës, Mohamed bin Salman.