Zyrtarët iranianë kanë konfirmuar se nuk ka shpresë të kenë mbijetuar marinarët e tankerit me naftë në Kinë, njoftoi televizioni shtetëror, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nuk ka shpresë se do të gjejmë të mbijetuar midis 29 anëtarëve të zhdukur të ekuipazhit”, deklaroi drejtori i Agjencisë Detare të Iranit, Mahmoud Rastad.
Tankeri iranian me naftë “The Sanchin” mori flakë fundjavën e kaluar në Detin e Kinës Lindore pas përplasjes me një anije mallrash.
Shkaqet e përplasjes ende janë të panjohura. Tre trupa u gjetën në det, ndërsa kërkimet për 29 anëtarët e tjerë të ekuipazhit ende vijojnë. Ekuipazhi përbëhej nga iranianë dhe dy shtetas të Bangladeshit.
Anija kineze e mallrave “CF Crystal”, e cila ishte përfshirë në aksident me tankerin, kishte 21 anëtarë të ekuipazhit dhe të gjithë u shpëtuan.