Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zyrtari i Pentagonit: SHBA-ja ka municione të mjaftueshme për luftën

Zyrtari i Pentagonit: SHBA-ja ka municione të mjaftueshme për luftën

Dr. Jarred M Conley

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes ka deklaruar se SHBA-ja ka municione të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër Iranit.

Jarred Conley, zëvendësdrejtor kryesor në Njësinë e Inovacionit të Mbrojtjes (DIU), tha në një intervistë për Al Jazeera se ushtria amerikane ka gjithçka që i nevojitet për të zhvilluar luftën aktualisht.

“Ne kemi municione të mjaftueshme për detyrën që kemi përpara”, tha Conley.

Deklarata vjen pas raportimeve se rezervat amerikane të disa armëve të rëndësishme të mbrojtjes ajrore, përfshirë interceptorët e raketave balistike, janë zvogëluar gjatë konfliktit me Iranin.

Conley megjithatë siguroi se Departamenti i Mbrojtjes ka kapacitetet e nevojshme për të vazhduar operacionet ushtarake. /mesazhi