Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është:
• ZVONKO (Vuçeta ) JEREMIQ i lindur me 23.10.1957 në fshatin Gorazhdec-Pejë.
I dënuari është i kërkuar për veprën penale:
• 1- (një) rast për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]