​ShSKUK: 65 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 158 pacientë.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 32 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 69 janë me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë”, thuhet në njoftim.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë: 33 të konfirmuar pozitivë, 33 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 18 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë”, thuhet në njoftim.