𝐌đČ𝐟𝐭𝐱𝐼 𝐍𝐚𝐱𝐩 đ“Ă«đ«đ«đ§đšđŻđš đ«đąđłđ đŁđąđđĄđžđ­ đ§Ă« đ€đ«đČ𝐞 đ­Ă« 𝐁𝐈𝐊-𝐼𝐭

Trupi zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, në një mbledhje të veçantë, ka rizgjedhur në krye të këtij institucioni fetar edhe për një mandat pesë vjeçar, myftiun Naim Tërrnava.

Kryetarë e Këshillave dhe drejtuesit e institucioneve të Bashkësisë Islame në gjithë Kosovën, në mënyrë unanime votuan për zgjedhjen e Tërrnavës.

Si kandidat i vetem në këtë garë, Naim Tërrnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028.

Kjo është hera e pestë që Tërrnava rimerrë drejtimin e BIK-ut.