1 orë pritje për dalje nga pika kufitare në Merdarë

Pritjet për dalje sot nga pika kufitare në Merdarë janë deri në 1 orë.

Ndërkaq, në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta, kurse kolona në këtë pikë kufitare është 150 metra.

Teksa në pikat e tjera kufitare, pritjet janë deri në pesë minuta.