1 viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

1 viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19 në KosovNë 24 orët e fundit nga Covid-19 ka humbur jetën një person, ndërsa janë shënuar 5 raste të infektimit.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.