10 deputetët që morën më së shumti para si kompensim për udhëtimet në vitin 2021

Kuvendi i Kosovës ka publikuar sot shpenzimet e deputetëve nga viti 2011 deri në vitin 2021 sa i përket udhëtimeve.

Në këtë publikim kuptohet edhe top 10-shja e deputetëve që morën më së shumti para si kompensim për udhëtime gjatë vitit 2021.

100 mijë e 530 euro janë ndarë në kuadër të kompensimit të shpenzimeve për udhëtim të deputetëve gjatë vitit të kaluar.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Parlamenti gjatë vitit 2021 deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka shpenzuar më së shumti para si kompensim për udhëtim, gjithsej 2 mijë e 790 euro.

Lekaj, për paratë e përfituara si kompensim për udhëtim pasohet nga deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Të njëjtës i janë ndarë 2 mijë e 730 euro për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.

E pas Baljes në këtë renditje është deputetja e LVV-së, Yllza Hoti. Asaj gjatë vitit që shkoi i janë ndarë 2 mijë e 430 euro si kompensim për udhëtim.

Më poshtë shihni listën e deputetëve të cilët kanë marrë më së shumti para nga buxheti i shtetit si kompensim për shpenzimet e udhëtimit gjatë vitit 2021.

Pal Lekaj (AAK) – 2 mijë e 790 euro

Duda Balje (SDU) – 2 mijë e 730 euro

Yllza Hoti (LVV) – 2 mijë e 430 euro

Albana Bytyçi (AAK) – 2 mijë e 370 euro

Fidan Jilta (KDTP) – 2 mijë e 220 euro

Erxhan Galushi (LPRK) – 2 mijë e 100 euro

Arta Bajralija (LVV) – 2 mijë e 40 euro

Time Kadrijaj (AAK) – 1 mijë e 950 euro

Arbër Rexhaj (LVV) – 1 mijë e 920 euro

Fatmire Kollçaku (LVV) – 1 mijë e 890 euro

Në publikimin e të dhënave nga Kuvendi i Kosovës theksohet se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.