10 milionë fëmijë në Afganistan kanë nevojë për ndihmë, sipas Unicef

Henrietta Fore

Sytë e gjithë botës janë drejtuar nga fëmijët e Afganistanit. Mes kaosit dhe trazirave, lufta e tyre është mbijetesa.

10 milionë fëmijë në të gjithë Afganistanin kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar, është ky përfundimi i Unicef.

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se rreth 1 milion fëmijë afganë parashikohet të vuajnë nga kequshqyerja gjatë këtij viti dhe mund të humbin jetën pa marrë trajtim shëndetësor.
Në Afganistan 4.2 milionë fëmijë, nga të cilët 2.2 milionë vajza, nuk shkojnë në shkollë.

Për drejtoreshen e Unicef, Henrietta Fore, ky është realiteti i zymtë me të cilin përballen fëmijët afganë. Ajo vuri në dukje se nevojat bazike të fëmijëve dhe grave priten te rriten gjatë muajve të ardhshëm, si pasojë e thatësirës së rëndë, mungesës së vazhdueshme të ujit; pasojave shkatërruese socio-ekonomike të shkaktuara pandemisë së COVID-19 dhe fillimit të dimrit. /euronews