100 mijë zyrtarë kinezë në mbledhjen për stabilizimin e ekonomisë nga COVID

Qeveria kineze ka bërë një mbledhje urgjente me 100 mijë zyrtarë, pasi udhëheqësit e lartë kërkuan masa të reja për të stabilizuar një ekonomi të goditur nga kufizimet e rrepta ndaj COVID-19.

Zyrtarë të rangut të lartë kinez ishin gjithashtu të pranishëm, duke përfshirë kryeministrin Li Keqiang, i cili u kërkoi autoriteteve të ndërmarrin veprime për ruajtjen e vendeve të punës dhe uljen e papunësisë, raporton CNN.

Shteti me ekonominë e dytë më të madhe në botë ka vuajtur në sektorë të ndryshëm që nga përhapja e valës së Covid-19 në mars, duke shkaktuar masa bllokimi në shumë qytete të mëdha, ku shumë prej tyre nuk kanë qenë në gjendje të largohen nga shtëpitë ose lagjet e tyre për më shumë se një muaj.

Li tha se ndikimi i parë ekonomik në mars dhe prill ka tejkaluar atë të vitit 2020 gjatë shpërthimit fillestar të koronavirusit, i cili vuri në dukje normat e papunësisë, uljen e prodhimit industrial dhe transportin e mallrave.

Nga mesi i majit, më shumë se 30 qytete ishin nën bllokim të plotë ose të pjesshëm, duke ndikuar deri në 220 milionë njerëz në mbarë vendin, sipas llogaritjeve të CNN. /euronews