Njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.
Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se sipas të dhënave të KQZ-së, në vend deri në orën 12:00 kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë, ndërsa vazhdimisht po bëhet thirrje për të dalë në votime.








