11 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 259 raste të reja të infektimit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Në total numri i rasteve aktive është 11.862”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.

Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.