12-vjeçari shpëtohet nga rrënojat 260 orë pas tërmeteve që goditën Turqinë

Osman Halebiye

Një djalë 12-vjeçar u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë të enjten mbrëma, 260 orë ose 10 ditë pasi dy tërmete të mëdha goditën provincat jugore të vendit.

Në një tjetër shpëtim të mrekullueshëm, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën Osman Halebiye të gjallë nën rrënoja në rrethin Ekinci.

Më pas ai u dërgua në spital. /mesazhi