124 mijë nxënës dorëzojnë tek kryeministri peticionin për arsim më kualitativ

Një delegacion i nxënësve sot kanë dorëzuar tek kryeministri peticionin me nënshkrime me kërkesë për arsim sa më të mirë.

Nxënësit në bashkëpunim me GIZ-in gjerman janë angazhuar rreth fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Kryeministri Ramush Haradinaj kam thënë se Qeveria do ta trajtojë me tërë kapacitetet për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare.

“Kosova duhet të fitojë betejën për dije”, ka thënë kryeministri Haradinaj.