13 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Euro 2024

Shqipëria dhe Danimarka janë dy kombëtaret e fundit të cilat kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ”EURO 2024”, i cili do të mbahet në Gjermani.

Deri më tani janë 13 kombëtare që kanë marr biletën për Evropian, shkruan IndeksOnline.

Gjermania si organizatore e “EURO 2024” është kombëtarja e cila automatikisht do të jetë pjesë e Evropianit.

Kombëtaret e tjera që matematikisht kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian janë: Franca, Belgjika, Portugalia, Spanja, Skocia, Turqia, Anglia, Austria, Hungaria dhe Sllovakia.