13 viktima dhe 1.901 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 kosovarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 1901 raste të reja të infektimit.

“Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.

Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.