Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 14 persona humbin jetën nga rrëzimi i një helikopteri të Saudi Aramco...

14 persona humbin jetën nga rrëzimi i një helikopteri të Saudi Aramco në Ras Tanura

Një helikopter i operuar nga gjiganti saudit i naftës Saudi Aramco është rrëzuar në Ras Tanura, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave që ndodheshin në bord, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore saudite të lajmeve SPA, e cila citon një burim zyrtar nga Ministria e Energjisë, të gjitha viktimat ishin shtetas sauditë.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ras Tanura, e vendosur në bregdetin lindor të Arabisë Saudite përgjatë Gjirit, është një nga qendrat kryesore të mbretërisë për rafinimin dhe eksportin e naftës.