15 të infektuar dhe 67 të shëruar nga coronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Më tej bëhet e ditur se sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 186.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.