18 viktima dhe 2.295 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 12.406 testime,  2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________