20 të arrestuar, 66 aksidente dhe dy viktima në trafik brenda 24 orëve në vend

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se 20 persona janë arrestuar brenda ditës së fundit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 66 aksidente trafiku në të gjithë vendin. Sipas statistikave:

1 aksident ka përfunduar me fatalitet,
22 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar,

ndërsa 43 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se 17 persona janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore./