21 të vdekur dhe rreth 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.566 teste të kryera janë regjistruar 999 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 711 pacientë, transmeton Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 117.437 raste, prej të cilëve 99.837 janë shëruar, kurse 3.424 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.176.