23 mijë e 845 raste aktive me COVID-19

14 persona humbën jetën së fundi si pasojë e përballjes me virusin COVID-19.

Poashtu gjatë 24 orëve janë konfirmuar edhe 2 mijë e 541 raste pozitive.

Në të njëjtën kohë nga Minisitria e Shëndetësisë është bërë e ditur se tani për tani në vend janë gjithsej 23 mijë e 845 raste aktive me koronavirus, transmeton lajmi.net.

Deri më tani numri total i dozave të administruara të vaksinave antiCOVID në vend është 747 mijë e 898.

Vetëm dje janë vaksinuar 18 mijë e 326 qytetarë.