235 binjakë dhe 12 trinjakë kanë lindur gjatë këtij viti në QKUK

Gjatë viti 2019 në Gjinekologji të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer 9 mijë e 304 lindje.

Prej tyre 235 raste kanë qenë me fëmijë binjak dhe 12 trinjak, raporton lajmi.net.

Sipas statistikave të QKUK dërguar për lajmi.net, gjatë këtij viti për herë të parë janë bërë nënë 3 mijë 594 gra, prej tyre 35 të mitura.

Nga ta 5 mijë e 34 kanë qenë meshkuj dhe 4 mijë e 499 femra.