Gjithçka që mund të dëgjojmë dhe shohim është zhurma e avionëve luftarakë, raketave dhe tymit që ngrihet nga qielli. Ne mund të dëgjojmë ende zhurmën e tankeve që vazhdojnë të granatojnë.
Sulmi masiv në kampin e refugjatëve Jabalia sot ishte më i madhi nga këto bombardime që kanë ndodhur në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Situata në Spitalin Indonezian aty pranë që vuan nga mungesa e karburantit është katastrofike. Pacientët dhe të plagosurit ndodhen në dyshemenë e spitalit pasi nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të akomoduar numrin e madh të viktimave.
Ndërkohë spitali vuan mungesën e mjekimeve, stafit mjekësor dhe të gjitha burimeve mjekësore; Është e pamundur që këto ekipe të operojnë dhe të shpëtojnë të lënduarit që sillen atje.






