24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

24 vjet më parë brenda Burgut të Dubravës, forcat serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra ka nisur më 19 maj të vitit 1999 dhe ka vazhduar deri më 24 maj. Ajo është një ndër masakrat më të mëdha që regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka kryer në Kosovë.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër.

Ndërkohë sot në Bibliotekën Kombëtare do të promovohet libri i ish-të burgosurit Asllan Selimi, me titull “Tmerri ka emër”, i cili është një libër me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në Burgun e Dubravës.