25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Rënie të dukshme pati në numrin e të infektuarve me COVID-19 anembanë vendit. Kësisoj më i vogël tashmë është edhe numri i pacientëve me koronavirus të cilët po trajtohen në spitalet e Kosovës.

Nga Shërbimi Spitalor i Kosovës sot është bërë e ditur se në trajtim vazhdojnë të jenë 65 pacientë.

25 nga këta pacientë tashmë janë konfirmuar si raste pozitive me COVID-19, kurse 43 janë me oksigjenoterapi dhe tre në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë:

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 43 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

2 në gjendje të rënduar
13të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 0 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.