26 viktima dhe 1.383 raste të reja nga COVID-19

26 kosovarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1.383 raste të reja të infektimit.

“Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657. Në total numri i rasteve aktive është 26.886”, thuhet në raportin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.

Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.