3100 qytetarë u vaksinuan sot, MSh-ja tregon se kush mund të vaksinohet gjatë vikendit

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të uikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.

Në njoftimin për media thuhet se në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës.

MSh është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave.

 

Më poshtë lista e qendrave aktuale të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

 

 

 

Lista e qendrave të vaksinimit

 

Nr Komuna Lokacioni i vaksinimit
1. F. Kosovë QKMF Fushë Kosovë
2 Kaçanik QKMF Kaçanik
3 Rahovec QKMF Rahovec
4 Obiliq QKMF Obiliq
5 Viti QKMF Viti
6 Pejë  Njësia e vaksinimit, 200 m larg QKMF, Pejë
7 Podujevë QKMF Podujevë
8 Vushtrri QKMF Vushtrri
9 Mitrovicë QKMF Mitrovicë
10 Malishevë QKMF Malishevë
11 Suharekë QKMF Suharekë
12 Gjakovë QMF Ereniku Gjakovë
13 Drenas QKMF Drenas
14 Prizren QKMF Prizren
15 Dragash QKMF Dragash
16 Kamenicë QKMF objekti i ri
17 Gjilan QMF Ramiz Cërnica
18 Prishtinë Salla 1 Tetor
19 Junik QKMF
20 Lipjan QKMF Lipjan
21 Ferizaj QKMF Ferizaj
22 H.Elezit QKMF Hani i Elezit
23. Istog QKMF Istog
24. Klinë QKMF Klinë
25. Mamushë QKMF
26. Novobërdë QKMF
27. Shtime QKMF Shtime
28. Deçani QKMF Deçan
29 Skenderaj QKMF Skenderaj