48 fëmijë nën moshën 10 vjeç janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Java e fundit në Kosovë, ka shënuar rritjen më të madhe të rasteve pozitive me COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 vdekje dhe 1,682 raste pozitive në Kosovë, shkruan lajmi.net.

48 fëmijë nën moshën 10 vjeç janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ndërkohë mosha nga 20 deri në 29 vjeç vazhdon të jetë mosha më e prekur nga COVID-i.

Në Kosovë dy ditë më parë kanë hyrë në fuqi masa të reja, ku edhe maskat janë obligative në vendet e mbyllura.