Përfshihet nga flakët një pjesë e objektit të Komunës së Leposaviqit

Është përfshirë nga flakët sonte rreth orës 20:00 një pjesë e objektit të Komunës së Leposaviqit.

Lajmin për tëvë 1 e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Hetemi ka njoftuar se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thënë se nuk dihen akoma arsyet e këtij incidenti.

Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka qenë prezent në komunë që dy ditë.