5,118 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,118.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,994 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës në raportin e 17 janarit bëri të ditur se të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë 43 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Po ashtu, në trajtim janë edhe 29 pacientë të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 33 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.

Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, një ditë më parë shkolla fillore në kryeqytet “Ismail Qemali” ka njoftuar se ka kaluar në skenarin C të mësimit, atë online.