Agjencia e OKB-së për refugjatë palestinezë, UNRWA, ka thënë se 64 pjesëtarë të stafit i janë vrarë në Gaza gjatë luftës Izrael-Hamas.
Sipas BBC-së, 450 strehimoret e OKB-së që menaxhohen në Rripin e Gazës janë mbipopulluar me mbi 670.000 njerëz që qëndrojnë aty.
“Ne kemi filluar të marrim raporte për sëmundje që përhapen si zgjebe dhe diarre. Duhet të ketë një armëpushim humanitar. Vendet që duhet të mbrohen janë goditur, kishat, xhamitë dhe objektet e OKB-së. Kështu që asnjë vend nuk është i sigurt. Gaza është kthyer shumë shpejt në një vrimë ferri”, thuhet në reagimin e Agjencisë. /koha






