70 % e pacientëve në spitalin e Gjakovës me oksigjenoterapi

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Komunës së Gjakovës janë të hospitalizuar 91 pacientë me COVID-19. Rreth 70 përqind prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa dy persona janë në gjendje më të rëndë pasi janë në mjekimin intensiv.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala për KosovaPress ka treguar se aktualisht situata me pandeminë është e menaxhueshme.

Pasi shumica e pacientëve janë me oksigjen, Shala tha tashmë nuk kanë telashe me furnizim me oksigjen.

“Në bazë të raportit të mëngjesit që i kemi marr i kemi aktualisht 91 pacientë të cilët janë të hospitalizuar që janë duke marr trajtim për COVID[…]në përgjithësi të gjithë janë mirë dhe stabil përjashtim dy i kemi në kujdesin intensiv tjerët kanë gjendje stabile tjerët kanë gjendje stabile[…]rreth 70 përqind e pacientëve janë me okaigjenoterapi ky problem është zgjedhur në fillim të dhjetorit, fatmirësisht nuk kemi më problem me oksigjen gjithçka po ec në suazat e normales”, theksoi Shala.