757 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, shumica në oksigjeno-terapi

Sipas raportit të punës për datën 7 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 917 pacientë. 757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2. 61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 734 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë:

329 të konfirmuar me Sars Cov-2

15 në gjendje të rënduar

319 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 543 pacientë:

428- të konfirmuar pozitivë

21- në gjendje të rënduar shëndetësore

415- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 112 pacientë

Spitali i Gjakovës, 87 pacientë

Spitali i Pejës, 90 pacientë

Spitali i Gjilanit, 110 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë