757 pacientë të shtrirë nga COVID-19, 610 me oksigjeno-terapi

Rritja e rasteve me COVID-19 ka rënduar tej mase gjendjen në QKUK dhe spitalet rajonale.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 757 pacientë  janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet rajonale, 610 prej tyre me oksigjeno-terapi.

Ky është njoftimi i plotë:

21 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

653 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

610 me oksigjeno-terapi

26 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 118 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 2  pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 79 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 108 pacientë

– Spitali i Pejës, 114 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 92 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 59 pacientë