880 qytetarë u gjobitën brenda ditës për mosrespektim të masave ndaj koronavirusit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjobitur 880 persona brenda 24-orëve të fundit për mosrespektim të masave ndaj koronavirusit.

Vetëm dje në Kosovë janë shqiptuar 880 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Bartja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës.