9 viktima të reja nga COVID-19 në Shqipëri, mes tyre një 30-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 495 qytetarë.

Ndërkohë, është rritur sërish numri i viktimave.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 9 qytetarë, mes tyre edhe një 30-vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.