912 qytetarë gjobiten brenda 24 orëve për mos-respektim të masave antiCOVID

Derisa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, zyrtarët policorë janë në terren gjatë 24 orëve.

Kësisoj gjatë orëve të fundit zyrtarët policorë kanë gjobitur 912 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Gjobat në fjalë janë shqiptuar në bazë të ligjit për pandeminë.

Gjatë ditës së djeshme u shënuan edhe pesë raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi, ndërsa u konfirmuan edhe 327 raste të reja të të infektuarve.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është 9 mijë e 485.