Ballina Artikuj Secili do të marrë atë që meriton…

Secili do të marrë atë që meriton…

“Zoti i Madhërishëm do ta rregullojë gjithçka në jetë, në kohën e duhur. Çdo fytyrë do të zbulohet dhe secili do të marrë atë që meriton, sipas qëllimeve të zemrës së tij.

Ne nuk dimë çfarë fshihen zemrat e njerëzve dhe nuk kuptojmë pse Ai na jep diçka dhe na merr diçka tjetër, por besojmë pa dyshim se Zoti nuk do të bëjë asnjë padrejtësi ndaj askujt.

Le të ndalemi e ta rishqyrtojmë çdo herë veten, kur mendojmë se Allahu mund të na bëjë padrejtësi, dhe të pyesim veten: “A kemi bërë ne padrejtësi ndaj dikujt?”

Kur frika nga marrja e të drejtës së tjetrit bëhet shqetësimi ynë më i madh, atëherë Ai, të Lartmadhëruari, do të na nderojë dhe do të zgjidhë çdo brengë që kemi.”

Amar Basiq