Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot vendimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve.
Murseli, Plava e Kokalla kishin mohuar akuzuat.
Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.







