Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi me tri seanca gjatë kësaj jave

Kuvendi me tri seanca gjatë kësaj jave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Legjislaturës së Vlll-të të Kuvendit të Kosovësç Në seancën konstituive të kësaj legjislature, të cilën e udhëhoqi deputeti më i vjetër në moshë dhe deputetja më e re kanë marrë pjesë 113 deputetë ndërsa Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit me 69 vota "pro", 33 "kundër" dhe asnjë abstenim. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca plenare gjatë kësaj jave.

Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë të hënën.

Sipas saj, seanca e parë do të mbahet të enjten, me fillim nga ora 10:00, ndërsa dy seancat e tjera do të zhvillohen të premten.

Njëra nga seancat e së premtes do të jetë solemne dhe do t’i kushtohet ish-kongresistit amerikan Eliot Engel.

“Seancat e tjera do të mbahen të premten, njëra dedikuar kongresmenit Eliot Engel, si seancë solemne, ndërsa seanca tjetër do të përfshijë pikat e rendit të ditës, si projektligje, marrëveshje ndërkombëtare, bordet e RTK-së, KPM-së dhe çështje të tjera të ngjashme”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo theksoi se në mbledhjen e Kryesisë është vlerësuar rëndësia e këtyre çështjeve dhe se deputetët janë pajtuar për procedimin e tyre.