Ballina Lajmet Kosovë Trump i shkruan Osmanit: Kemi arritur shumë së bashku

Trump i shkruan Osmanit: Kemi arritur shumë së bashku

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar letër Vjosa Osmanit në përfundim të mandatit të presidentes.

Osmani në një postim në Facebook duke falënderuar presidentin amerikan për letrën ka thënë lidhjen e fortë me Amerikën “do ta ruajmë bashkë, sot e përherë”.

“Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani.

Trump ka vlerësuar bashkëpunimin me Osmanin, duke theksuar se atë për Bordin e Paqes.

“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore—veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, thuhet në letrën e Trump.