Ballina Artikuj A e dini se Zoti është ai që nisi rrugën drejt nesh?

A e dini se Zoti është ai që nisi rrugën drejt nesh?

Prof. ass. dr. Musa Vila
– Në nxitimin dhe rrëmujën e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, mes përpjekjeve tona në lutje dhe përgjërim, një kuptim i thellë mund të na shpëtojë nga zemrat.
Ndonjëherë mendojmë se rruga drejt Zotit fillon me ne; me lotët tanë, qëndrimin tonë në namaz dhe këmbënguljen tonë në përgjërim dhe lutje.
Por e vërteta më e bukur është se Zoti është ai që fillon i pari me ne, me mëshirë dhe dashuri!
🌴– Tre ajete që ndryshojn kuptimin tonë për afërsinë me Zotin:
1 – Mendoja se një robë apo njeri e do Zotin së pari…
Derisa lexova: “Kështu Zoti do të nxjerrë një popull që Ai e do dhe që e duan Atë.”(Maide: 54).
Pastaj kuptova se fillimi është nga Allahu i Lartësuari. Ai është Ai që ju deshi së pari, duke mbjellë dashurinë e Tij në zemrën tuaj, pastaj duke ju udhëzuar të qëndroni para Tij në thellësitë e natës, sikur zemra juaj të kishte lindur përsëri.
2 – Mendoja se robi ishte ai që pendohej i pari…
Derisa lexova: “Pastaj Ai iu drejtua atyre (kërkoi) që ata të pendoheshin.”
(Tevbe: 118)
Pastaj e kuptova se vetë pendimi është një dhuratë! Ndjenjat tuaja të keqardhjes gjatë këtyre netëve, trishtimi juaj për të metat tuaja dhe shpresa juaj për Natën e Kadrit… e gjithë kjo është një shenjë se Zoti kishte ndërmend të mirën për ju dhe lejoi që zemra juaj të kthehej ka Zoti.
3 – Mendoja se robi, njeriu ishte ai që i dha kënaqësin Zotit i pari…
Derisa lexova: “Zoti është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të”. (El Bejine: 😎
Pastaj e kuptova se kënaqësia e Tij i paraprin tëndes… dhe ti e gjete ëmbëlsinë e sexhdes dhe kënaqësinë e Kuranit vetëm sepse një frymë e kënaqësisë së Tij kaloi nëpër zemrën tënde dhe e zgjoi atë nga pakujdesia e saj e mëhershme.
🌴– Reflektoni thellë mbi këto netë:
Nëse ngriheni për t’u falur dhe lutur, kjo është një bekim dhe mirësi.
Nëse sytë tuaj mbushen me lotë nga lutja, kjo është një bekim dhe mirësi.
Nëse e hap Kuranin tënd pas një periudhe pakujdesie, kjo është një bekim dhe mirësi nga Zoti.
👈– Prandaj mos thuaj, “Unë jam ai që e nisa atë”, por thuaj, “O Zot, Ti je Ai që më thirre, më zgjove dhe hape derën Tënde për mua, prandaj mos ma mbyll atë.”
🌴– Përfundimi prekës:
Në këto dhjetë netë të fundit, mos u preokupo vetëm me “numrin – sa lutje, sa tesbih, sa sexhde, sa salavat” por kushtoji vëmendje këtij kuptimi:
Vetëm fakti që je duke qëndruar te dera e Tij tani është një shenjë se Ai nuk të ka larguar nga vetja e Tij.
O Zot, na bëj midis atyre që Ti i do dhe që të duan, atyre që Ti i ke ftuar për pendim dhe pranuar e ata pastaj kanë pranuar pendimin Tënd, dhe atyre me të cilët je i kënaqur dhe që janë të kënaqur me Ty.
Prof. ass. dr. Musa Vila