A e do famën?

Shejkh Muhamed El-Gazali (r.a)

I thashë: A e do famën?
Tha: Përse jo!
– A do të të tregoj për rrugën më të shkurtër (më efikase) të famës?
Tha: Po.
– Shaj femrat dhe guxo të flasësh ndaj pushtetarëve!! Dhe, pas kësaj unë të garantoj ty një pozitë te njerëzit dhe një vend në xhehenem!!
Tha: Po, përse vendi në xhehenem, ndërkohë që unë them të vërtetën.
– E vërteta, nëse me të nuk kihet për qëllim kënaqësia e Allahut, bëhet barrë për të zotin që e ka thënë. Kam lexuar një hadith të saktë, që thotë: “Hipokrizia (dyfytyrësia) është shirk”.
________________________
Shejkh Muhamed El-Gazali
Nga: Lavdrim Hamja