A është më lirë të drejtosh një veturë me benzinë, naftë apo rrymë?

Kur një veturë blihet për herë të parë, automjetet elektrike janë përgjithësisht më të shtrenjta se ato me benzinë dhe naftë, megjithëse me subvencione kjo diferencë mund të reduktohet.

Megjithatë, lind pyetja kur merren parasysh kostot totale, cili lloj i veturave është më i vlefshëm?

Një përgjigje për këtë u përpoqën t’i japin kompanitë Leaseplan dhe ALD Automotive në një hulumtim të gjerë, me një raport të quajtur “Udhëzuesi i lëvizshmërisë 2023”.

Sipas të dhënave të tyre, në Gjermani një kilometër e drejtuar nga një veturë elektrike kushton 43 cent, ndërsa me një motor SUS kushton mesatarisht 44 cent. Çmimi i blerjes, kostot e energjisë dhe taksat janë marrë parasysh. Kostot e mirëmbajtjes dhe riparimit janë gjithashtu zakonisht më të ulëta.

Në Itali, Spanjë dhe Suedi, një veturë elektrike gjithashtu mund të kursejë rreth 1 cent për kilometër, ndërsa automobili elektrik ka avantazh të madh në Belgjikë dhe Austri me 5 cent për kilometër.

Në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, motorët SUS dhe EV janë të njëjtë rreth shpenzimeve.

Rezultatet e studimit, megjithatë, nuk janë pozitive për veturat elektrike kudo në Evropë. Këtu përfshihet edhe Kosova, për të cilën nuk ka të dhëna se sa do të kushtonte një veturë elektrike për kilometër, por thuhet se infrastruktura duhet të forcohet më tej në mënyrë që veturat elektrike të jenë fitimprurëse