A jeni në dijeni të plotë për përparësitë dhe aftësitë që keni?

Vehbi Zeqiri

Nëse i ndajmë njerëzit në katër grupe, në formën si vijon:

1. Ata që dinë, dhe e dinë që dinë,

2. Ata që dinë, por nuk e dinë që dinë,

3. Ata që nuk dinë, por e dinë që nuk dinë,

4. Ata që nuk dinë, por nuk e dinë që nuk dinë,

atëherë, në cilën grup mendon se je ti?

Fokusin do ta drejtoja kësaj radhe tek grupi i dytë dhe qëllimi është se si të kalojmë prej grupit të dytë në të parin!

Për ta bërë këtë ‘ngritje/avancim’ duhet ta bëni këtë ushtrim:

Përgjigjuni sa më saktë dhe të sinqertë në pyetjet vijuese

1. Si e sheh veten si person?

2. Cilat janë pikat e tua të forta dhe të dobëta?

3. Arritjet e tua deri tani?

4. Besimet dhe vlerat e tua më të rëndësishme?

5. Çfarë motivon dhe bën të lumtur?

Të garantoj që pas këtij ushtrimi, ti do të mahnitesh me të arriturat, me përparësitë, dhe aftësitë që ke, e për të cilat nuk ke qenë e vetëdijshme, apo i vetëdijshëm. Pas këtij vetëdijesimi do të kalosh në grupin e parë të njerëzve pra të ‘atyre që dinë dhe e dinë që dinë’

Pasi ta kesh kuptuar këtë, vetëbesimi yt do të ngritët ashtu si e meriton ti, pastaj shpresa për të ardhmen do të rritet dukshëm, por edhe rruga jote drejt së ardhmes së suksesshme do të jetë më e kthjellët.

Mos harro që mendja gjithmonë na shkon te gjërat që na mungojnë, që është qasje e gabuar! Shumë më shumë fokusohu në ato që ke e jo në ato që të mungojnë!

Edhe unë kam qenë kohë të gjatë në grupin e dytë, përderisa kam mësuar shumë gjëra, dhe jam vetëdijesuar dukshëm në këtë drejtim. Pas kësaj kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time në shumë drejtime.

Uroj vetëdijesim, ngritje të vetëbesimit dhe të shpresës për të ardhmen e ndritshme, të cilën ti e meriton.

Vehbi Zeqiri

Fondacioni për Lidership dhe Avancim Personal