A jeni në mesin e shoferëve të zgjuar? A po lëviz makina përpara apo mbrapa në këtë iluzion optik

Ky iluzion optik që po befason përdoruesit në rrjetet sociale pyet shoferët nëse makina po lëviz përpara apo mbrapa përgjatë një autostrade të ngarkuar rëndë.

Këto teste janë përherë të mira e sidomos në këtë rast nëse doni të vini sytë e tuaj në test, transmeton Telegrafi.

Videoja tregon një makinë të kuqe e cila lëviz në një autostradë të ngarkuar derisa afër saj kalojnë makina me ngjyrë të verdhë, të zezë dhe ngjyrë hiri.

 

Pyetja në këtë iluzion optik qëndron nëse e shihni nëse makina lëviz përpara apo mbrapa.

Disa njerëz mendojnë se makina e kuqe po ecën përpara derisa të tjerët e mendojnë të kundërtën.

Iluzioni optik i cili u nda në internet, interpretohet me të vërtetë në forma të ndryshme nga të gjithë përdoruesit dhe varet se ku qëndron fokusi juaj në këtë imazh lëvizës.

Disa e shohin se makina lëviz përpara në momentin kur fokusi i tyre qëndron tek vijat e bardha të rrugës, derisa vetura lëviz mbrapa kur fokusi i njerëzve qëndron tek makinat e tjera.

Pra, janë dy këndvështrime të ndryshme.

Sipas shumicës së reagimeve online, vetura me të vërtetë duket se po lëviz përpara dhe truku qëndron tek fokusi në rrugë tek vijat e bardha.