Ballina Artikuj A na bëri agjërimi njerëz më të mirë?

A na bëri agjërimi njerëz më të mirë?

Hoxhë Halil Avdulli

Sepse qëllimi i tij nuk ishte thjesht të mos hanim e të mos pinim, por të ndërtonim vetëkontroll, ndershmëri dhe mëshirë.
Të zbusnim egon, të pastronim gjuhën, të ndjenim dhimbjen e tjetrit dhe të rregullonim raportet me njerëzit.
Nëse pas agjërimit:
▪️vazhdojmë me të njëjtën ashpërsi,
▪️me të njëjtën padrejtësi,
▪️me të njëjtën mungesë morali…
atëherë kemi marrë formën e agjërimit, por kemi humbur thelbin e tij.
Prandaj pyetja nuk është:
“Sa mirë agjërova?”
por:
“A më ndryshoi agjërimi si njeri?”